RTSH 24 Live

Lifestyle

Ekskluzive/ Stresi tregon strategjinë për fitoren e Big Brother VIP Kosova. Ëndrra vazhdon

31/03/2023

Ekskluzive/ Stresi tregon strategjinë për fitoren e Big Brother VIP Kosova. Ëndrra vazhdon

Stresi fituesi i Big Brother VIP Kosova i ftuar në studion e “Ditë pas Dite” pasditen e sotme në RTSH ka treguar për eksperiencën e tij në këtë reality show.

E sheh si sfidën e fundit në showbiz. Fitoren këtij spektakli që kishte një çmim të madh prej 160 mijë eurove e sheh dhe si pikë kthese për jetën e tij dhe karrierën. 

Në tryezën e moderatorëve, Fjodora Fjora, Suada Daci dhe Anaid Kaloti, Arkimed Lushi rrëfeu ekskluzivisht të pathënat brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, çfarë ndodhte në dhomën e rrëfimit, dhe ëndrrën që shumë shpejt do ta shohë të bëhet realitet.

Stresi: Është sfida ime e fundit në shoëbiz. Gjëja më e vështirë që kam provuar ndonjëherë në jetën time është Big Brother. E parë nga televizori duket e lehtë por kur je aty gjithçka ndryshon. 

Gjëja më e vështirë?

Stresi: Kur të preket familja, vëllai apo motra. Aty tronditesh. Sa të hapje sytë provokoje në çdo moment.

Kush ishte arma jote e fortë?

Stresi: Nuk kam sulmuar unë i pari. Strategjia ime ka qenë origjinaliteti im dhe mbrojtja. Gjithmonë kam marrë dhe kur më kanë goditur u jam kthyer.

Si janë marrëdhëniet me banorët jashtë Big Brother? Po me Greisen?

Stresi: I kam shumë mirë me Greisin dhe me Andin. Më së miri e kam me Lugatin, Xhonin. Getinjon e lëmë mënjanë se e kam shok. Kur del nga Big Brother nuk janë të gjithë njësoj. Unë jam po i njëjtë që jam në shtëpi por për të tjerët nuk ishte ashtu, ndryshojnë disa. Në Kosovë më kanë pritur shumë mirë. 

Koncertet filluan?

Stresi: Kanë nisur që natën pas fitores. Sonte jam në Durrës, nesër në Zvicër.

Para se të hyje në shtëpinë e Big Brother kishe ëndërr të shkoje në finale?

Stresi: Nuk ishte ëndërr të hyja. Ishte shumë e lehtë të hyje, por e vështirë ishte për ta mbajtur. Ëndrra ime është të jetoj sa më gjatë. Kur hyra i fundit, i 14- ti, më ra rasti t’i shihja të gjithë banorët. Që në ditën e parë u aludua se isha fituesi, pasi u hodhën dhe fishekzjarre. 

Historitë e dashurisë në Big Brother?

Stresi: Nuk ishte objektivi im të dashurohesha në Big Brother. Nuk ka ndonjë gjë të keqe. Unë isha fokusuar diku tjetër. Unë kisha synim tjetër. Nuk krijova aleancë dhe nuk rashë në kurthin e askujt.

Çfarë ndodh tek dhoma e rrëfimit, a japin indicie?

Stresi: Produksioni ishte shumë transparent. Nga ana e produksionit kam qenë si në shtëpinë time. Nuk kam pasur asnjë lloj favorizimi, madje kam pasur dhe debate në dhomën e rrëfimit. Me Oltin në studio. Aty, në shtëpi, të gjithë kishin informacionin për mua. Më njihnin. Pesëshen finaliste e parashikova. Dhe në darkën e fundit thashë që do jem në finale me Vedatin. Unë i dija pikat e dobëta të secilit banor por nuk i përdora kurrë.

Sa ishte diferenca mes jush dhe Vedatit?

Stresi: Diku 18 mijë vota.

Si reagoi Kejsi kur dole? A të çoi mesazh?

Stresi: Folëm kur dolëm, por këto janë gjëra shumë private. Rëndësi ka që të jetë mirë kudo që të jetë. 

Deklarata?

Stresi: Parimi im ishte të mos dilja jashtë vetes. E shyqyr Zotit nuk rrëshqita. Kush ka bërë deklarata ka bërë gabim. Unë nuk kam bërë deklarata por kam thënë. Kam hyrë i fundit do të dal i fundit.

Si e shikoni Luizin?

Stresi: Luizin e njoh që në festivalet e Këngës Magjike. E kam mik. E ndjek darkave. E shoh si të gjithë fitues. 

Si është kur e sheh nga jashtë Big Brother Vip këtu në Shqipëri

Stresi: Çfarë nuk mendon. Do të bëja shumë gjëra ndryshe.

Po projektet e muzikës.

Stresi: Prita pak të marr veten, por mendoj se do të jetë një vit shumë I mirë. Kam dy këngë shumë të forta. Një e kam bashkëpunim dhe një solo. Bëhuni gati!

Nëse do të të propozonin në Big Brother ViP? 

Stresi: Për mua ka marrë fund. 

Pas çmimit kam marrë dhe një të mirë shumë të madhe. Produksioni më ka premtuar të bëj një film dokumentar. Është ëndrra ime. Do tregoj gjithçka, nga lindja tek përndjekja, diktatura deri këtu. Do të përgatis dhe një album me të gjithë këngë të reja. Po i bëj një refresh të madh jetës time por dhe karrierës.

/rtsh.al/