RTSH 24 Live

Ekonomi

Ekonomia në Shqipëri gjatë 2021 pritet të rritet me 5%

07/04/2021

Ekonomia në Shqipëri gjatë 2021 pritet të rritet me 5%

Rënia ekonomike për vitin 2020 e Shqipërisë sipas Fondi Monetar Ndërkombëtar  vlerësohet në -3.5%, në nivele të ngjashme me vlerësimet zyrtare të INSTAT, prej -3.31%. Rënia ekonomike  është shumë më e moderuar ne raportin e publikuar “Pasqyrë Ekonomike Globale 2021” nga  Fmn   duke e krahasuar me pritshmëritë e raportit të tetorit 2020 prej -7.5%. Nderkohe qe vitin actual 2021 rritja ekonomike e parashikuar nag fmn 5 % dhe per vitet 2022 dhe 2023 respektivisht 4 dhe 3.5 %. 
Në rajon, Shqipëria ka rënien më të ulët pas Serbisë (-1%) per vitin 2020 . Shteti ballkanik më i goditur nga pandemia në 2020-n ishte Mali i Zi, me -15.2%, duke pasur ecurinë më negative nga gjithë Europa në Zhvillim. Maqedonia Veriut u tkurr me -4.5%, Kosova me -6%, Bosnjë Hercegovina me -5.5%.
Nderkohe qe sipas fmn ne rang grobla tkurrja ekonomike eshte vleresuar te jete  –3.3 për qind në 2020, ndersa  ekonomia globale parashikohet të rritet me 6 për qind në 2021, duke u moderuar në 4.4 për qind në 2022. 
Sipas raportit të FMN-së, një vit pas pandemisë COVID-19, humbja e jetëve njerëzore vazhdon të jetë shqetësim, edhe pse është rritur mbulimi me vaksina. Pasiguria e lartë rrethon perspektivën ekonomike globale, si rrjedhojë e paqartësive për rrugën që do ndërmarrë pandemia. Tkurrja e aktivitetit në vitin 2020 ishte e pashembullt, për historinë e njerëzimit, duke pasur parasysh shpejtësinë e rënies dhe natyrën e saj të sinkronizuar.