RTSH 24 Live

Botë

Ekonomia në Gjermani rritet në tremujorin e fundit të 2020 pavarësisht pandemisë

24/02/2021

Ekonomia në Gjermani rritet në tremujorin e fundit të  2020 pavarësisht pandemisë

Ekonomia gjermane u rrit 0,3%, edhe pas disa lëkundjeve në tremujorin e katërt të vitit 2020, sipas të dhënave të qeverisë për tremujorin e fundit të vitit.

Zyra Federale e Statistikave (Destatis) ka rishikuar vlerësimin e saj të mëparshëm të rritjes prej vetëm 0,1% për tre muajt e fundit të vitit 2020.

Destatis gjithashtu dha lajme më të mira në lidhje me deficitin e shpenzimeve të Gjermanisë në vitin 2020, megjithëse pandemia ende është ”futur thellë” në arkat e shtetit.

”Borxhi neto i qeverisë vitin e kaluar arriti në 139,6 miliardë euro (169,7 miliardë dollarë)”, theksoi Destatis.

Ky ishte deficiti i parë financiar i vendit që nga viti 2011 dhe i dyti më i lartë që nga ribashkimi gjerman pas vitit rekord 1995, kur borxhi i Gjermanisë Lindore u integrua në buxhetin e qeverisë qendrore.