RTSH 24 Live

Aktualitet

Ekonomia globale dhe Kina/ Unioni i Gazetarëve forum diskutimi për impaktin në ekonomi

19/09/2023

Ekonomia globale dhe Kina/ Unioni i Gazetarëve forum diskutimi për impaktin në ekonomi

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë organizoi një seminar me aktorë të shoqërisë civile dhe ekspertë të fushave të ekonomisë, lidhur me zhvillimet në ekonominë globale, ndikimi i aktorëve të mëdhenj dhe veçanërisht roli i Kinës si ekonomi e dytë e Botës në ekonomitë dhe tregtinë e rajonit tonë.

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptar, Aleksandër Çipa, theksoi se ekspertiza shqiptare ende nuk ofron një këndvështrim më adekuat mbi zhvillimet e rëndësishme të ndërveprimit ekonomik dhe raportet me këtë ekonomi të fuqishme botërore.

Dash Frashëri, studiues dhe botues, theksoi se mjedisi mediatik shqiptar, duhet të trajtojë edhe më me thellësi ekonominë botërore.

Ornela Çuçi, eksperte e mjedisit, tha se mediat nuk i përdorin burimet e të dhënave të identifikueshme siç duhet.

Rrezart Prifti, profesor i ekonomisë, theksoi se Kina ka kohën më të shkurtër të prototizmit të produktit.

Gazetari Bardhi Quku, ju referua linjës direkte të impaktit ekonomik të Kinës në vendet e Ballkanit, por edhe në Shqipëri.

Folës të tjerë, shtuan edhe ndikimin dhe aktivitetet që Kina i kryen për trashëgiminë kulturore të vendeve, duke e konsideruar ekonominë ku kineze të turizmit si një ndër më të mëdhatë në botë.

Diskutues të tjerë theksuan faktin që zhvillimet rajonale për shkak të financimeve dhe marrëveshjeve për ndryshime infrastrukturore në rajon prej financimeve të Kinës përcaktojnë edhe të ardhmen e  marrëdhënieve të saj të shtuara në vitet e fundit.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/