RTSH 24 Live

Ekonomi

Ekonomi me përfaqësues të BB në Tiranë: Bashkëpunim në projektet për zhvillimin e bujqësisë

19/01/2021

Ekonomi me përfaqësues të BB në Tiranë: Bashkëpunim në projektet për zhvillimin e bujqësisë
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi zhvilloi sot një takim me e përfaqësuesit e Bankës Botërore në Tiranë.

Ekonomi bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin dypalësh në projektet për zhvillimin e sektorit të bujqësisë.

“Me përfaqësuesit e Bankës Botërore në Tiranë, gjatë një takimi online, ku diskutuam për bashkëpunimin dypalësh në projektet për zhvillimin e sektorit të bujqësisë. Vlerësova mbështetjen e Bankës Botërore në realizimin e projekteve të sukseshme si rehabilitimi i 6 skemave të ujitjes dhe rehabilitimi i sistemit të ujitjes në Janjari”, tha ministrja.