RTSH 24 Live

Kuriozitete

Eklipsi i plotë hënor, sytë nga qielli për të parë ‘Hënën e përgjakur’

15/05/2022

Eklipsi i plotë hënor, sytë nga qielli për të parë ‘Hënën e përgjakur’

Një nga pamjet më mahnitëse të planetit tonë do të shfaqet në qiell, ‘Hëna e përgjakur’. Në eklipsin e vetëm të plotë hënor të vitit, Toka do të rreshtohet midis Diellit dhe Hënës. Duke rënë plotësisht në hijen e Tokës, Hëna do të errësohet ngadalë përpara se të bëhet e kuqe e errët.

Ajo do të jetë e dukshme me sy të lirë para agimit të ditës së nesërme (16 maj) në pjesën më të madhe të Evropës.

Hëna do të duket më e madhe se zakonisht sepse do të jetë në pikën më të afërt me Tokën në orbitën e saj, duke i dhënë asaj emrin “super Hënë”./ BBC

/rtsh.al/