RTSH 24 Live

Botë

Ekipi shqiptar i kërkim shpëtimit në Turqi, Rama poston foto: Në rrënojat e tragjedisë në Malatya

07/02/2023

Ekipi shqiptar i kërkim shpëtimit në Turqi, Rama poston foto: Në rrënojat e tragjedisë në Malatya

Skuadra shqiptare e kërkim-shpëtim të cilët kanë shkuar në Turqi për të dhënë ndihmën pas tërmetit tragjik të së hënës, janë vendosur në zonë e Malatya. Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga skuadra shqiptare në trerrren, ku shihen personeli mjekësor dhe ai ushtarak duke ndihmuar në gjetjen e personave nën rrënojat e ndërtesave.

Skuadra shqiptare e kërkim-shpëtimit në rrënojat e tragjedisë në Malatya”, shkruan Rama.

Skuadra shqiptare e kërkim shpëtimit, me mbi 50 specialistë dhe ndihmës, shëndetësore ka mbërritur në Turqi këtë të martë. Kujtojmë se Turqia ishte një ndër vendet që e para që  ndihmoi Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan mori përsipër ndërtimin e 522 banesave në Laç, të cilat përfunduan brenda një viti.

Më shumë se 5200 njerëz kanë humbur jetën dhe dhjetëra mijëra janë plagosur pas një tërmeti me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën. Mijëra ndërtesa u shembën në të dy vendet dhe agjencitë e ndihmave janë veçanërisht të shqetësuara për Sirinë veriperëndimore, ku më shumë se 4 milionë njerëz tashmë po mbështeteshin te ndihma humanitare. Tërmeti, një nga më të fortët që ka goditur rajonin në më shumë se 100 vjet, goditi 23 kilometra në lindje të Nurdagi, në provincën Gaziantep të Turqisë, në një thellësi prej 24.1 kilometrash

/rtsh.al/