RTSH 24 Live

Kulturë

Edicioni i IV i “100 vjet muzikë kult”, Korça nën tingujt e muzikës së vjetër

12/05/2022

Edicioni i IV i “100 vjet muzikë kult”, Korça nën tingujt e muzikës së vjetër

Edicioni i IV i "100 vjet muzikë kult" që u zhvillua në Korçë një natë më parë solli për publikun artdashës një repertor të veçantë të muzikës korçare dhe jo vetëm.

Promovimi i muzikës kult krijuar në 100 vite nga kompozitorë korçarë është kthyer tashmë në një traditë.

Në këtë koncert mori pjesë Ansambli i harqeve “Harmonia Albanica” me maestër Lorenc Radovanin. Soliste ka qenë Stela Bello në violinë dhe Jonela Golemi në flaut, ndërsa dirigjent i koncertit ishte i mirënjohuri Eno Koço, i cili e vlerësoi këtë koncert si ndër më të veçantët.

Emocionet e muzikës së vjetër klasike korçare janë përcjellë përmes këtij koncerti tek publiku të interpretuara në mënyrë virtuoze.

/rtsh/