RTSH 24 Live

Muzikë

Edicioni 19-të i netëve të klipit, triumfon Beatrix Ramosaj me këngën “By my side”

28/05/2022

Edicioni 19-të i netëve të klipit, triumfon Beatrix Ramosaj me këngën “By my side”

Beatrix Ramosaj me këngën “By my side” ka triumfuar në edicionin e 19-të të netëve të klipit shqiptar si klipi më i mirë në të gjithë komponentët.

Veç cmimit të madh, Ramosaj ka marrë edhe çmimin e publikut, ku ishte në garë me Elgit Dodën, Semi Jaupaj dhe Elita 5.

Në mbrëmjen gala që u mbajt në Ulqin u ndanë plot 22 ccmime, që nga klipi alternative më i mirë e deri tek produksioni më i mirë.

Adhurim Demiri rrëmbeu çmimin e klipit më të mirë rock.

Kjo mbrëmje gala, që pasoi transmetimin e 7 programeve të dedikura, ku u transmetuan 42 klipe të përzgjedhura nga juria, mblodhi në tapetin e kuq këngëtarë, studio prodhimi e personalitete të artit e kulturës. Për jurinë nuk ishte aspak e thjesht të zgjidhte.

Edhe ky edicion erdhi nën moderimin original të Arjola Shehut.

RTSH ishte bashkëudhëtaret e Deliart Association, që prej 17 vitesh organizon këtë festivali unik mbarëkombëtar.

Për të 5-tin vit mbrëmja gala u mbajt në Ulqin, ndërsa viti i ardhshëm do të shënojë një përvjetor të rëndësishëm të netëve të klipit shqiptar, që tashëmë është kthyer në një festival tradite.

Lista e çmimeve në edicionin e 19-të, 27 maj 2022, Ulqin

KLIPI MË I MIRË ALTERNATIV – Lamtumire – Tiri Gjoci

GRAFIKA MË E MIRË – Perjete – Hana Cakuli

KLIPI MË I MIRË ROCK – Invicttus – Adhurim Demiri

DUETI MË I MIRË – A Mjaftojme – Gent Disha Ft. Ketjona Pecnikaj

KLIPI MË I MIRË I MUZIKËS QYTETARE – Mangava Tut – Evi Reci

KLIPI MË I MIRË I POPFOLK – Pse – Leonora Poloska

IMAZHI MË I MIRË NE KLIP – Tik Tak – Young Zerka

INTERPRETUESI MË I MIRË – Dinasty – Stine

INTERPRETUESJA MË E MIRË – Ma e mira – Sheila Haxhiraj

CMIMI I MEDIAS Love Letter – Alban Ramosaj

FABULA ME E MIRE Lamtumire – Elita 5

ÇMIMI I PUBLIKUT By My Side – Beatrix Ramosaj

ÇMIMI DELIART Ty – Berkan Beka

BEST GROUP- ALAR BAND

ÇMIMI KARRIERËS Lament for Ukraine – Mentor Haziri, Dave Mçune

DEBUTUESI MË I MIRË Bisha – Kapo

MONTAZHI MË I MIRË A Mjaftojme – Gent Disha Ft. Ketjona Pecnikaj

ÇMIMI SPECIAL I JURISË Ami – Luar Arani x Mixey

KAMERA MË E MIRË Pikture – Gent Fatali x Fifi

VIDEOKLIPI MË I MIRË URBAN Vetun – Blerando

REGJIA MË E MIRË Ne te zenca – Aurela Gaçe | Regjia – Delinda Disha

PRODUKSIONI MË I MIRË Hero – 2 FARM | Produksioni – 2 FARM

/rtsh.al/