RTSH 24 Live

Politikë

Edi Rama uron Erdoganin për fitoren e zgjedhjeve presidenciale

28/05/2023

Edi Rama uron Erdoganin për fitoren e zgjedhjeve presidenciale

Pasi Rexhep Tajip Erdogan fitoi zgjedhjet presidenciale në Turqi pas balotazhit të ditës së sotme, kreu i shtetit turk ka marrë edhe urimet e rastit nga liderët botërorë. Midis tyre është edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Përmes një postimi të shkurtër në rrjetin e tij social në Facebook, kreu i qeverisë shqiptare ka uruar Ergodanin për fitoren e zgjedhjeve. Rama e ka shoqëruar urimin e tij me foton e presidentit turk.

Ndërkaq, urimet e para Erdogan i ka marrë nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Presidenti serb ka uruar Erdoganin dhe popullin turk për “fitoren e tyre në zgjedhje”. Ndërsa nuk kanë munguar as urimet e presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev i cili e ka uruar Erdoganin përmes një telefonate, duke e ftuar atë të bëjë një vizitë në Baku. Erdogan arriti të fitojë me 54.6% të votave, ndërsa Kilicdaroglu ka marrë vetëm 45.53% të tyre.

/rtsh.al/