RTSH 24 Live

Sociale

Ecje në natyrë, 1600 m mbi nivelin e detit, 22 të rinj ndjekin shtegun Guri i Cjapit-Grapsh

2 orë para

Ecje në natyrë, 1600 m mbi nivelin e detit, 22 të rinj ndjekin shtegun Guri i Cjapit-Grapsh

22 të rinj të apasionuar pas sportit të Hiking janë bërë pjesë e një guide prej 16 km duke përshkuar shtegun Guri i Cjapit-Grapsh.

Kjo guidë erdhi si një nismë e Sektorit të Turizmit në bashkinë Devoll ndërsa iu bashkua dhe Administrata e Zonave të Mbrojtura.

Specialistja e turizmit, Alda Ago thotë se gjatë këtij itinerari, patën mundësi të shijojnë bukuritë e zonës si dhe  të njihen me 2 monumente natyre kaq të veçantë.

“Ishte një eksperiencë shumë e bukur. Adrenalinën që të jep ai vend, vështirë ta gjesh diku tjetër.

Ajo shton më tej se janë duke planifikuar edhe itinerare të tjera në shtigje të pa eksploruara më parë, për të cilat kanë treguar interes edhe vizitorët e huaj që ndalen për të vizituar Devollin.

Gazetare: Geralda Sali

/rtsh.al/