RTSH 24 Live

Botë

E rëndë në Teksas, gjenden të vdekur brenda kamionit të braktisur 46 persona, Kryebashkiaku Nirenberg: Tragjedi e tmerrshme

28/06/2022

E rëndë në Teksas, gjenden të vdekur brenda kamionit të braktisur 46 persona, Kryebashkiaku Nirenberg: Tragjedi e tmerrshme

46 persona që besohet se janë emigrant, janë gjetur pa shenja jete brenda një kamioni të braktisur në Teksas në San Antonio. 16 personat që mbijetuan, përfshi 4 fëmijë, u dërguan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.  Duket se nxehtësia dhe mungesa e ujit kanë qenë shkaku kryesor që ka çuar në vdekjen e emigrantëve.

Sipas BBC, trafikantët e qenieve njerëzore shpesh përdorin kamionë për të transportuar emigrantë pa dokumente. Kryebashkiaku Ron Nirenberg e quajti ngjarjen një tragjedi të tmerrshme njerëzore.

"Ata kishin familje...dhe po përpiqeshin të gjenin një jetë më të mire. Nuk është asgjë më pak se një tragjedi e tmerrshme njerëzore", tha Nirenberg. San Antonio, i cili është 250 km (150 milje) nga kufiri SHBA-Meksikan, është një rrugë kryesore tranziti për kontrabandistët e njerëzve.

/rtsh.al/