RTSH 24 Live

Kosova

E rëndë në Gjakovë, merr flakë banesa, ndërron jetë e mitura

20/06/2022

E rëndë në Gjakovë, merr flakë banesa, ndërron jetë e mitura

Një 11-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një zjarri. Ngjarja e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një banjesë është përfshirë nga flakët dhe pas shuarjes së zjarrit, është konsttauar edhe trupi i pajetë i të miturës. Policia e Kosovës bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:37 në rrugën “Yll Morina”.

“Me datë 20.06.2022 rreth orës 01:37, Stacioni Policor-Gjakovë ka pranuar informatë për një zjarr që kishte përfshire një banesë në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë. Patrulla policore ka konfirmuar zjarrin ku ishte duke u djegur një banesë në një bllok banesor. Zjarrfikësit kanë dalë në vend e ngjarjes dhe është bërë evakuimi i banorëve. Në banesën në fjalë pas shuarjes së zjarrit është gjendur trupi i viktimës femër/kosovare lindur në vitin 2011 për të cilën ekipi mjekësore ka konstatuar vdekjen e saj. Njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit me rekomandimin e të cilët është iniciuar rast “Hetim i Vdekjes” dhe “Zjarrvenje”. Trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

/rtsh.al/