Rajoni i Lezhës është kthyer në një destinacion mjaft të pëlqyer edhe për turistet të cilët udhetojnë me kampera. Edhe pse kemi kaluar mesin e shtatorit, numri i tyre është mjaft i lartë ku zonat më të pëlqyera janë Kune dhe Zadrima.
Të ardhur nga vende të ndryshme të botës, turistet thonë se Lezha të ofron shumë dhe është një mundësi e mire eksplorimi gjatë gjithë vitit.
"Unë jam nga Gjermania dhe po shëtisim prej më shumë se një muaj në të gjithë Ballkanin. Por Lezha na ka tërhequr shumë. Këtu ka det, lagune dhe mal dhe mbi të gjithë ushqime shumë të shijshme. Me pak fjalë po e kalojmë shumë, pasi dhe njerëzit janë shumë bujar dhe mikpritës", thotë një turist.
"Unë vij për herë të parë në Shqipëri dhe po më pëlqen shumë. Lezhën ma kanë sugjeruar dhe erdha pa provoi dhe realisht po kalojmë shumë mire. Është një zonë me shumë atraksione të të gjitha llojeve dhe një mundësi shumë e mire eksplorimi që nuk e gjen në asnjë vend tjetër. Do qëndroj rreth 1 javë dhe do rikthehem sërish për pushime këtu sepse vërtet ja vlen", thotë një turiste.
"Pasi kemi shëtitur në disa vende, bashkë me një grup miqsh vendosem që të vijmë dhe këtu në Shqipëri. Lezhën na kanë sugjeruar dhe vendosem që të ndalojmë. Po e kalojmë shumë mirë, sidomos ushqimet po na pëlqejnë shumë. Janë prefekt. Do ju sugjeroja çdo kujt që të vijë këtu sepse është një mrekulli. E dua shumë Shqipërinë", thotë një tjetër turist.
Krahas bregdetit, Lezha është mjaft tërheqëse dhe për kulturën, historinë dhe gastronominë, duke ofruar në këtë mënyre turizëm gjithëvjetor, ndërsa numri i vizitoreve vendas dhe të huaj është gjithnjë në rritje.
Gazetare:M.Mëhilli
/RTSH/