RTSH 24 Live

Kuriozitete

E mbani mend objektin e çuditshëm në Hënë? Tanimë është publikuar një pamje më e qartë e tij

13/01/2022

E mbani mend objektin e çuditshëm në Hënë? Tanimë është publikuar një pamje më e qartë e tij

Në dhjetor të vitit të kaluar, një gazetar nga portali Spacenews, i cili ndjek misionin e roverit kinez Yutu 2 në Hënë, njoftoi në Twitter se një nga fotot nga roveri në distancë regjistroi një objekt të panjohur në formë kubi. Natyrisht, në të njëjtën kohë, filluan teori të ndryshme se nëse bëhej fjalë për alienët, dhe objekti u quajt “kasollja misterioze”. "Sipas mediave të huaja, -përcjell Telegrafi,- Agjensia Kombëtare Kineze e Hapësirës (CNSA) vlerësoi se ishte një trup që ishte rreth 80 metra larg nga roveri në atë kohë dhe tha se do të udhëzonte automjetin e saj t’i afroh atij."l and Nisur nga largësia, ajo deklaroi se roverit do t’i duheshin dy ose tre muaj për të arritur në këtë objekt të çuditsheppLp79k     pas vetëm disa javësh udhëtim, roveri ishte mjaftueshëm afër për të bërë foto të reja të këtij “misteri”, që tregon qartë se në fakt bëhet fjalë për një shkëmb klasik hënor. Shkëmbi nuk ka as formë katrore, por kështu dukej në imazhin e parë për shkak “mashtrimit” të perspektivës, të dritës dhe hijes.Ndërkohë CNSA publikoi një foto të re më të qartë të shkëmbit pak ditë më parë. Një nga shkencëtarët vuri re se guri ka formën e një lepuri dhe se përballë tij ka shkëmbinj më të vegjël që i ngjajnë një karote. Roveri Yutu 2 bëri uljen e parë të butë në botë në anën e largët të Hënës më shumë se tre vjet më parë – më 3 janar 2019.,