RTSH 24 Live

Lifestyle

E mahnitshme: Revista prestigjioze iu rekomandon miliona lexuesve verën nga Kosova

02/11/2021

E mahnitshme: Revista prestigjioze iu rekomandon miliona lexuesve verën nga Kosova

Tregu i verërave në Shtetet e Bashkuara është një prej më tërheqësve në botë. Revista e famshme Forbes, ka inkurajuar verë-pirësit që të konsumojnë edhe verën e një kompanie nga Rahoveci i Kosovës.

Deri më 2020, SHBA-ja ishte vendi i katërt sa i përket vëllimit të prodhimit të verës dhe i gjashti sa i përket sipërfaqes së mbjellur për veri – e megjithatë, i pari sa i përket konsumimit.

Po ashtu, është prej tregjeve më të forta të importit në botë, me verën nga Italia, Australia deh Franca që rri në raftet e tregtarëve të verës në ShBA më shumë se në çdo shtet tjetër. Venat kryesore në Amerikë të importuara në ShBA në vitin 1981 ishin kryesisht ato italiane, shkruan Forbes. “Riunite Lambrusco” ishte në majë të listës. Pas saj ishin Cella Lambrusco dhe Giacobazzi Lambrusco. Dhe pas tyre, përsëri dy të tjera italiane: Folonari Soave dhe Bolla Soave. Pra, siç mund ta vëreni, amerikanët u mbërthyen në disa brende të caktuara të verës italiane. Por, ka një kthim interesant thotë ekspertja e verës Sara d’Amato. Këto janë verat e rekomanduara nga ekspertja amerikan, e ku hyn madje si më e shtrenjta vera nga Kosova:

Cieto Chiarli Brut de Noir Rose Spumante NV [16 dollarë]

Acquiesce Winery Clairette Blanche 2018 (28 dollarë]

Wieninger Wiener Gemischter Satz 2020 [15 – 20 dollarë]

La Valentina Pocerino Colline Pescarese IGT 2019 [18 dollarë]

Gecaj Estate Owners Choice 2017 [80 dollarë]

Kjo verë nga Rahoveci në Kosovë, përshkruhet më ndryshe për myshterinjtë amerikanë të verës. Sipas Forbes, rajoni ynë ka histori dymijë vjeçare të përpunimit të verës.