RTSH 24 Live

Kuriozitete

E fshehur prej vitesh, në Spanjë ndodhet shpella më e madhe e kristalit në botë

22/07/2022

E fshehur prej vitesh, në Spanjë ndodhet shpella më e madhe e kristalit në botë

Një minierë e braktisur në Spanjë po kthehet në një nga pikat turistike më të frekuentuar pasi në përbërjen e saj janë formuar kristale natyrorë. Kjo gjeodë, e cila është një formacion shkëmbor i mbushur me kristale, është më e madhja në botë.  Miniera e argjendit në Pulpi ka qenë e braktisur prek kohësh dhe fenomeni kristal natyror që është formuar aty ka habitur shkencëtarët.

Gjeologia Mila Carretero shpjegoi se një gjeodë është një zgavër brenda një shkëmbi që është e mbuluar me kristale dhe “Gjeoda e Pulpit” është tetë metra e gjerë, dy metra e lartë dhe dy metra e thellë.

"Kur bëhet fjalë për një gjeodë, sipas definicionit, ky është zbulimi më i madh ndonjëherë," vuri në dukje gjeologia.

Kjo shpellë me kristale u pikas nga minatorët nga viti 1873 deri në vitin 1969. Por vetëm vite më vonë, në vitin 1999, gjeologët e gjetën përsëri dhe e sollën në vëmendjen e botës.

"Kur minatorët e parë shpërthyen këtë shkëmb dhe gjetën një gjeodë, ata ndoshta u mërzitën sepse nuk u pëlqente të gjenin këto kristale. Do të thoshte punë shtesë për t'i hequr qafe. Ata peshonin shumë dhe nuk ishin fitimprurës" tha Carretero

Shkencëtarët besojnë se shpella ka qenë e mbuluar me ujë dhe thyerja e shkëmbinjve sedimentarë nga aktiviteti vullkanik mbusheshin me lëngje të nxehtë, dhe kur lëngjet ftohen, formohen kristale.

Gjeologët kanë këto kristale janë formuar që nga koha e dinosaurëve rreth 250 milionë vjet më parë. Miniera u hap për publikun në vitin 2019.

/rtsh.al/