RTSH 24 Live

Lifestyle

E ëma e Luiz Ejllit hedh poshtë aludimet në rrjete se nuk komunikojnë: Djalin e ndjek në televizor, e shoh si gjithë banorët e tjerë

06/02/2023

E ëma e Luiz Ejllit hedh poshtë aludimet në rrjete se nuk komunikojnë: Djalin e ndjek në televizor, e shoh si gjithë banorët e tjerë

E ëma e personazhit të Big Brother, këngëtarit Luiz Ejlli ka hedhur poshtë aludimet që qarkullojnë se mes tyre nuk ka komunikim dhe se ajo nuk e ndjek të birin në lojën e tij brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.

Ajo i ka hedhur poshtë këto zëra në emisionin e Radiotelevizionit Shqiptar “Ditë pas dite” teksa ka biseduar përmes telefonit me drejtuesen e këtij emisioni, Fjodora Fjora. E ëma e Luiz Ejllit rrëfeu në emision se ajo e ndjek të birin përgjatë lojës së tij, edhe pse jo vazhdimisht pasi gjendet në kushte jo të mira shëndetësore.

Biseda në studio:

Fjodora Fjora: Përshëndetje, kënaqësi që flasim me ty! Si jeni?

E ëma e Luiz Ejllit: S’dua ta bëj të madhe. Unë me probleme jam, po të isha mirë do isha aty. Nuk më lejon doktori se jam në terapi dhe ishalla kur të kryej atë operacion me sukses.

Fjordora Fjora: Si po e shikon Luizin apo ccmallesh ndopak me të?

E ëma e Luiz Ejllit: Luizin e shoh si të gjithë banorët e tjerë. Për mua nuk bën dallim, të betohem. Aty është lojë nervash. Jo se kam mundësi për ta parë vazhdimisht, se unë jam më shumë në spital.

Fjodora Fjora: Faleminderit shumë, ke lindur një kampion themi ne këtu nga tavolina. Faleminderit shumë, gjithë të mirat!

/rtsh.al/