RTSH 24 Live

Aktualitet

E-Demokracia parlamentare, konferencë kombëtare për përdorimin e mjeteve teknologjike në vendimmarrje

21/06/2022

E-Demokracia parlamentare, konferencë kombëtare për përdorimin e mjeteve teknologjike në vendimmarrje

Teksa teknologjia është bërë një element i rëndësishëm edhe për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe përfshirejen e tyre në vendimmarrje, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka organizuar një Konference Kombëtare për e-demokracinë parlamentare, si nje mjet që do të siguronte përfshirjen më të gjerë të qytetarëve edhe permes peticioneve online.

Erida Skendaj – Drejtore Ekzekutive e KSHH është shprehur se ka ende shumë punë për të bërë, si për të përmirësuar legjislacionin  për  t’u përshtatur me teknologjine, por edhe për zbatimin e  legjislacionit aktual.

Konstitucionalistja Aurela Anastasi tha se teknologjia do të duhet të përdoret edhe për të siguruar pjesëmarrjen në zgjedhje të emigrantëve.

“Për nismën listën ligjvënëse të zgjedhësve është e rëndësishme të parashikohet neni i parashikuar aty për nënshkrimin elektronik. Dhe kjo kërkon më shumë investim në inovacion.“

Kjo konferencë nxorri një document politikash që do t’i vendoset në dispozicion Kuvendit të Shqipërisë me qëllimin për të krijuar një praktikë të konsoliduar të e-demokracisë në vendin tonë.

/rtsh/