RTSH 24 Live

Kosova

Dyshime për variantin e ri të koronavirusit, Kosova nis 30 mostra për ekzaminim në Gjermani

19/01/2021

Dyshime për variantin e ri të koronavirusit, Kosova nis 30 mostra për ekzaminim në Gjermani

Dyshime për variantin e ri të koronavirusit në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka nisur 30 mostra për analiza më të detajuara në Gjermani.

Ky lajm është bërë i ditur nga Xhevat Jakupi, drejtor i Departamentit të Mikrobiologjisë në IKSHPK. Mostrat do të dërgohen në Universitetin “Charite” në Berlin, i cili është një nga laboratorët referent të OBSH-së. Ndërkohë, në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 267 raste të reja me koronavirus.

Numri i viktimave nga virusi ka arritur në 1 mijë e 411, derisa raste aktive janë 5 mijë e 275. Varianti i ri i koronavirusit është konfirmuar në dhjetor të vitit 2020 në Mbretërinë e Bashkuar.