RTSH 24 Live

Sociale

Dyfishohet ndihma ekonomike, Tepelenë përfitojnë 244 familje.

24/02/2021

Dyfishohet ndihma ekonomike, Tepelenë përfitojnë 244 familje.

Qeveria do të japë dyfishin e ndihmës ekonomike deri në fund të pandemisë së Covid-19. Vitin e shkuar ndihma u dyfishua që në muajin Prill, ndërsa është miratuar vendimi për të dhënë këtë pagesë të rritur deri në Qershor.Për qytetin e Tepelenës do të përfitojnë nga kjo skemë  rreth   240 familje . Sipas Armand Sala përgjëgjës pranë zyrës së ndimës ekonomike bashkia Tepelenë  përgjatë vitit 2021 është akorduar shtesë edhe një fond prej 9 milion lekë të vjetra në të  cilat janë përfshirë familjet që nuk janë pjesë e skemave sociale por që janë në gjëndje të vështirë ekonomike.

  • Me ardhjen e udhëzimit për dyfishimin e ndihmës ekonomike , në Tepelenë përfitojnë 240 familje.Kjo do të lehtësojë gjëndjen ekonomike pasi dihet për shkak të mungesës së punësimit përfitimi I ndihmës sociale është  I vetmi burim të ardhurash për to. Gjatë pandemisë shifrat e familjeve në nevojë u rritën ndjeshëm , për këtë arsye me vendim të këshillit bashkiak  u akordua për këtë vit një fond shtesë prej 900 mijë lekësh  në të cilën janë përfshirë 35 familje që nuk janë përfituese të skemave sociale.

Krahasuar  me një vit më parë aplikimet e familjeve në nevojë për ndihmë ekonomike janë shtuar në masën 30% .