RTSH 24 Live

Sociale

Dyfishohen problemet e shëndetit mendor, mjekët në trysni nga ngarkesa

12/05/2022

Dyfishohen problemet e shëndetit mendor, mjekët në trysni nga ngarkesa

Problemet e shëndetit mendor janë dyfishuar pas pandemisë. Mjekët psikologë thonë se moshat më të ekspozuara janë të rinjtë të cilët po përballen me shqetësime të tilla si stresi dhe ankthi.

Mjekja psikiatre Arjana Rreli  tha për RTSH-në se çrregullimet e shtuara janë stresi, ankthi dhe pagjumësia të cilat reflektohen në vizita të shtuara ditore, që shkojnë mesatarisht në 25 raste.

Këtë e konfirmon edhe shefja e sistemit parësor për rajonin e Tiranës, Ariela Malaj

Por në këtë shtim të nevojave për trajtim, Tirana ka vetëm tre qendra komunitare të shëndetit mendor, ndërsa mjekët në dispozicion të vetëm njërës prej tyre janë katër.

Shtimi i rasteve po shoqërohet sipas mjekëve me shtim të përdorimi të medikamenteve të rrezikshme pa recetë dhe rreziku më i madh sipas tyre qëndron te krijimi i varësisë ndaj efekti “drogë” që këto medikamente kanë.

/rtsh/