RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Dy viktima në një aksident në Fier

28/12/2020

Dy viktima në një aksident në Fier

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Levan-Qarr, në Fier.

Sipas raportimeve paraprake, një makinë ka dalë nga rruga, ndërkohë që dyshohet se dy persona kanë humbur jetën.

Trupat janë ende brenda mjetit, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë për nxjerrjen e trupave të pajetë nga automjeti.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”, automjeti tip “Toyota” ka rënë në kanalin me ujë anës rrugës.

Si pasojë kanë ndërruar jetë dy shtetas (një mashkull dhe një femër) ende të paidentifikuar.

Shërbimet e Policisë, shërbimet zjarrfikëse dhe urgjenca mjekësore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerjen e automjetit nga uji.

Po kontrollohet vendi i ngjarjes nëse ka pasur persona të tjerë në automjet.