RTSH 24 Live

Ekonomi

Durrësi përgatitet për turizmin

03/04/2021

Durrësi përgatitet për turizmin

Ngritja e temperaturave këtë fillim prilli në Durrës po shoqërohet me punët për përgatitjen e sezonit veror. Bashkia e këtij qyteti ka nisur me pastrimin e bregut ranor.
Emiriana Sako Kryetare e Bashkisë së Durrësit thotë se momentalisht ka filluar pastrimi i plazhit dhe dezinfektimi i rërës. 
Zonja Sako shton se është optimiste për një sezon të mbarë, kjo edhe për shkak të premtimit të qeverisë për vaksinimin e punonjësve të sektorit të turizmit. 
Ashtu si vitin e kaluar, raporti plazh privat-plazh public do të jetë 80 përqind me 20 përqind në favor të subjekteve private. Aplikimi për kontratat e shfrytëzimit të plazhit bëhet në portalin qeveritar e albania.