RTSH 24 Live

Kronika

Durrës/ Transportuan me cisternë 2275 ton naftë kontrabandë nga Libia në Shqipëri, në pranga 3 libanë dhe 1 sirian   

13/09/2022

Durrës/ Transportuan me cisternë 2275 ton naftë kontrabandë nga Libia në Shqipëri, në pranga 3 libanë dhe 1 sirian   

Katër shtetas nga Libia dhe një nga Siria kanë rënë në prangat e policisë këtë të martë në Durrës, pasi u kapën duke transportuar 2275 ton naftë kontrabandë. Nëpërmjet një njoftimi, policia bën me dije se po procedohen në gjendje të lirë edhe 6 bashkëpunëtorët e tyre.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kontrabanduan nga Libia në Shqipëri, me një anije çisternë, 2275 ton naftë kontrabandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontranda më mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”, të kryera në bashkëpunim.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ring”, sekuestrohen 2275 ton naftë.     Operacioni, pas hetimit disamujor nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe Policia Kufitare Durrës, me mbështetjen e Kapitenerisë Detare Durrës, Rojës Bregdetare dhe Autoritetit Portual Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.   Transportuan me anije çisternë, nga Libia në Shqipëri, 2275 ton naftë kontrabandë, vihen në pranga 4 shtetas të huaj, procedohen në gjendje të lirë 6 bashkëpunëtorët e tyre. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, strukturat e Policisë së Shtetit, pas një hetimi disamujor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, me mbështetjen e Kapitenerisë Detare Durrës, Rojës Bregetare dhe Autoritetit Portual Durrës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ring”.  Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit: A., 54 vjeç (kapiteni i anijes), M. A., 25 vjeç, A. A., 43 vjeç, të tre banues në Libi dhe B. T., 25 vjeç, banues në Siri. Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: A. B., 43 vjeç, A. A., 46 vjeç, A. N., 40 vjeç, A. E., 53 vjeç, A. H., 21 vjeç dhe A. K., 29 vjeç, të gjithë banues në Libi. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kontrabanduar nga Libia në Shqipëri, me një anije çisternë, 2275 ton naftë, e dyshuar kontrabandë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar anija çisternë, sasia e naftës dhe disa aparate celulare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontranda më mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”, të kryera në bashkëpunim”, njofton policia.

/rtsh.al/