RTSH 24 Live

Aktualitet

Durrës/ Rrëzohet nga kati i 6-të i hotelit, humb jetën polakja

09/06/2023

Durrës/ Rrëzohet nga kati i 6-të i hotelit, humb jetën polakja

Një shtetase polake ka humbur jetën orët e para të mëngjesi të sotëm (9 qershor), pasi ka rënë aksidentalisht nga kati i gjashtë i hotelit ku ishte akomoduar. Policia e Durrësit bën me dije se nga rënia aksidentale, 55-vjeçarja B.V., banuese në Poloni, ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Blutë e Durrësit sqarojnë se “Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i hotelit ku ishte akomoduar për pushime, shtetasja polake B. V., 55 vjeçe, banuese në Poloni, e cila për pasojë ka humbur jetën”.

/rtsh.al/