RTSH 24 Live

Aktualitet

Durrës/ Plagosi me thikë të riun, shpallet në kërkim 20 vjeçari

26/01/2022

Durrës/ Plagosi me thikë të riun, shpallet në kërkim 20 vjeçari

Një konflikt për motive të dobëta mes dy të rinjsh, ka bërë që njëri prej tyre të mbetet i plagosur. Menjëherë pas ngjarjes policia ka bërë të ditur se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një 20 vjeçar, i cili dyshohet si autor i plagosjes. “Në lagjen Nr.17 Durrës, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. H., 20 vjeç, ka plagosur me mjet prers (thikë) shtetasin D. S., 23 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.Shërbimet e policisë ndodhen me vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit’, informon policia.