RTSH 24 Live

Kronika

Durrës/ Grabitën një dyqan duke kërcënuar me kallashnikov pronaren, arrestohen 2 persona

08/01/2023

Durrës/ Grabitën një dyqan duke kërcënuar me kallashnikov pronaren, arrestohen 2 persona

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë këtë të diel në Durrës, të akuzuar për grabitje. Në pranga kanë rënë O. M., 34 vjeç dhe E. Sh., 35 vjeç, të cilët, sipas policisë, grabitën xhiron ditore të një dyqani në në lagjen nr. 15, Durrës.

Autorët, të dënuar edhe më parë për vjedhje, morën 150 mijë lekë, ndërsa kërcënuan mekallashnikov pronaren e dyqanit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore, vjedhja nën kërcënimin e armës, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e datës 06.01.2023, në lagjen nr. 15, Durrës.

Vodhën nën kërcënimin e armës së zjarrit, xhiron ditore të një biznesi në lagjen nr. 15, Durrës, falë veprimeve të shpejta hetimore, identifikohen, lokalizohen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Sekuestrohen automjeti dhe veshjet që përdorën këta shtetas, gjatë kryerjes së vjedhjes.

Të dy shtetasit e arrestuar, të dënuar më parë për vjedhje dhe për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Zbardhen edhe 2 vjedhje të tjera të ndodhura më parë, të kryera nga këta 2 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas njoftimit të marrë mbrëmjen e datës 06.01.2023, për një rast vjedhjeje të ndodhur në një biznes (dyqan me produkte ushqimore), në lagjen nr. 15, Durrës, organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes, për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vjedhjeje.

Bazuar në provat e siguruara falë reagimit të menjëhershëm dhe veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga strukturat e Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër në kuadër të operacionit policor “Step by step”, u bë identifikimi dhe arrestimi i shtetasve:

-O. M., 34 vjeç, banues në lagjen nr. 16, Durrës, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve;

-E. Sh., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.

Nga hetimi i ndjekur me metoda speciale, si dhe nga këqyrja e imtësishme e pamjeve nga kamerat e sigurisë, ka rezultuar se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën kërcënimin e armës së zjarrit kallashnikov që mbahej nga shtetasi E. Sh., kanë marrë rreth 15.000 lekë të rinj (xhiro ditore), mbrëmjen e datës 06.01.2023, në dyqanin e shtetases M. D., në lagjen nr. 15, Durrës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti dhe veshjet që përdorën këta shtetas, gjatë kryerjes së vjedhjes, si dhe 3 aparate celularë.

Nga veprimet hetimore është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i autorësisë edhe për dy vjedhje të ndodhura më parë, të kryera nga këta dy shtetas, konkretisht:

- Më datë 19.11.2022, në Arapaj, Durrës, këta shtetas dyshohet se kanë vjedhur në dyqanin e shtetases E. S. një shumë parash;

- Më datë  27.12.2022, në lagjen nr. 6, në Durrës, dyshohet se kanë vjedhur sende me vlerë në banesën e shtetasit B. H. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/