RTSH 24 Live

Aktualitet

Duro: Situata normale pavarësisht reshjeve me intensitet të lartë

13/01/2021

Duro: Situata normale pavarësisht reshjeve me intensitet të lartë

Pavarësisht reshjeve me intensitet të lartë situata në territorin e bashkisë Devoll paraqitet normale dhe pa asnjë problem. Kështu është shprehur kryetari i Bashkisë Devoll Eduard Duro. Gjatë viti 2020 kjo bashki e përqëndroi punën e vet tek pastrimi i kanalve kullues e vaditës në të gjithë territorin dhe falë këtij investimi nuk është regjistraur asnjë përmbytje.

Gjithashtu ai shprehet se probleme të vogla ka pasur në dy fshatra në Bitinckë dhe në Tren për shkak të aluvioneve të mbledhura nga pjesa e malit rtë cilat kanë dalë në rrugë të asfaltuar por me ndërhyrjen e bashkisë është normalizuar situata.