RTSH 24 Live

Kulturë

Duke Cakaj, artizani nga Salaria që ruan zanatin e samarxhiut .

31/03/2021

Duke Cakaj, artizani  nga Salaria që ruan zanatin  e samarxhiut .

 

 

Pasioni për artizanatin e karaktizon edhe sot në këtë moshë.Ai duhet Dukë Cakaj reth 80 vjeç  banor nga Salaria .Prej më shumë se 40- vjetësh dhe sot ai njihet si I vetmi samarxhi I zonës punën për ndërtimin e tyre të cilën e nisi që në moshë të herët .Duke filluar prej viteve 80 Duka tregon se qysh në atë kohë punonte për kooperativën por pa ndalur edhe zanatin në mënyrë private.

“Nisa punën vetë , pa bërë shkollë por thjeshht duke parë elementët e samarit si ishin të vendosura. Mbaj mend që samarin e parë e kam përgatitur duke punuar përeth tre ditë . Sdoli gjë megjithatë babai për të motivuar më tha që do ta shesim .Punoja që me lindjen e diellit e deri në të ngrysur. Askohe isha dhe në kooperativë ,  shumë fluks punë se mbulonim gjithë jugun prej Gjirokastrës e deri në Vlorë .I kujtoj dhe sot karvanet e kuajve që vinin në fshatin tonë e prisnin deri sa ju përgatisnin samaret.Isha I ri dhe e kisha me shumë passion punën. Në atë sistem kërkesat ishin të larta sepse edhe sektori I bujqësisë e blektorisë punonte me mjete primitive..Sot gjërat ndryshuar edhe kërkesat për këtë punë kanë rënië të ndjeshme kjo pasi teknologjia ka sjellë edhe ndryshimin e punës në sektorin e blektorisë e bujqësisë ,.”

Megjithatë Duka I emocionuar  shprehet se me këtë zanat do të punojë sa të ketë frymë dhe ndihet I keqardhur që askush nga e gjithë krahina nuk e ka trashëguar zanatin e samarxhiut.