RTSH 24 Live

Muzikë

Dua Lipa dominon në “Brit Awards”, urohet edhe Presidentja Vjosa Osmani

12/05/2021

Dua Lipa dominon në “Brit Awards”, urohet edhe Presidentja Vjosa Osmani

Këngëtarja shqipëtare me famë botërore Dua Lipa ka dominuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në “Brit Awards”, në mbrëmjen më të madhe muzikore të ndarjes së çmimeve në Mbretërinë e Bashkuar.
Dua Lipa u shpall fituese në dy kategori mjaft të rëndësishme. Fillimisht fitoi çmimin “Artistja më e mirë solo e vitit”, e më pas fitoi një nga çmimet më të rëndësishme të mbrëmjes, për “Albumin më të mirë të vitit”, për albumin “Future Nostalgia”.
Në fjalimin që mbajti pas fitimit të cmimit të parë, Dua arritjen e saj i’a dedikoi të gjithë punëtorëve shëndetësore, për punën e palodhur të bërë gjatë pandemisë.
“Këtë trofe dua ta ndajë me Dame Elizabeth Anionwu, e cila është profesoreshë e infermierisë në Universitetin e Londrës Perëndimore,” u shpreh Dua Lipa në fjalimin e saj në Brit Awards.
Dua gjithashtu i dërgojë një thirrje kryeministrit britanik, Boris Johnson, për një rritje page për personelin shëndetësor, në nderë të punës që kanë bërë gjatë gjithë situatës pandemike të shkaktuar nga COVID-19.
“Është shumë mirë të flasësh për ta, por ne duhet t’i paguajmë,” u shpreh Dua Lipa.
E lumtur për këtë arritje të këngëtares u shpreh edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e uroi Duan përmes një statusi në rrjetin social Twitter.
“Urime yllit tonë për dominimin në Brits 2021 natën e kaluar! Albumi i saj i fundit erdhi në një kohë të vështirë për shumë njerëz dhe ajo meriton mirënjohje për gëzimin që muzika e saj ka sjellë në të gjithë botën. Me dashuri nga Kosova”, ka shkruar Vjosa Osmani në Twitter. (A.Lleshi)