RTSH 24 Live

Art

Dua Lipa dhe regjisori francez Romain Gavras shfaqen në Tapetin e Kuq në Festivalin e Filmit në Kanë

20/05/2023

Dua Lipa dhe regjisori francez Romain Gavras shfaqen në Tapetin e Kuq në Festivalin e Filmit në Kanë

Dua Lipa dhe Romain Gavras u shfaqën në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Kanë të premten. Të dy u fotografuan duke u përqafuar në tapetin e kuq për filmin Omar La Fraise (Mbreti i Algjerit).

Këngëtarja 27 vjeçare Dua Lipa prej muajsh është e lidhur me 41-vjeçarin Gavras dhe ata kanë mbajtur një profil larg syve të njerëzve deri kur u shfaqën mbrëmjen e djeshme në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Kanë.

Gavras është një regjisor filmi me origjinë franceze dhe vitet e fundit, ai është përqendruar më shumë në filmat artistikë francez.

/rtsh.al/