RTSH 24 Live

Kuriozitete

Drita blu nga retë; Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës regjistron fenomenin e jashtëzakonshëm

21/01/2021

Drita blu nga retë; Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës regjistron fenomenin e jashtëzakonshëm

Një fenomen i jashtëzakonshëm është zbuluar nga një instrument në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, nga retë gjatë një stuhie. Ajo që duket nga lartë është një dritë blu, ndërsa fenomeni u regjistrua mbi ishullin Nauru të Paqësorit.

Ekspertët gjithashtu besojnë se këto drita blu mund të luajnë një rol duke ndikuar në përqendrimet e gazrave serë në atmosferë. Një fenomen i jashtëzakonshëm është zbuluar nga një instrument në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, nga retë gjatë një stuhie. Ajo që duket nga lartë është një dritë blu, ndërsa fenomeni u regjistrua mbi ishullin Nauru të Paqësorit. Sipas ekspertëve, drita arriti deri në stratosferë dhe mund të përshkojë distanca deri në 31 milje dhe zgjat më pak se një sekondë. Meqenëse këto drita formohen mbi shtresën e reve, ato janë shumë të vështira për t’u parë dhe studiuar nga poshtë në sipërfaqen e Tokës. Kuptimi i formimit të dritave blu dhe fenomeneve të tjera energjike në stratosferë dhe më lart, mund të zbulojë të dhëna se si shkaktohet rrufeja. Ekspertët gjithashtu besojnë se këto drita blu mund të luajnë një rol duke ndikuar në përqendrimet e gazrave serë në atmosferë.