RTSH 24 Live

Sociale

Drejt përfundimit 12 pallate në Valias ku do strehohen 112 familje

28/01/2022

Drejt përfundimit 12 pallate në Valias ku do strehohen 112 familje

Në Valias, Kamzë, po kryhen punimet e fundit në një nga blloqet e lagjes së re, për të pritur 112 familje të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga punimet që po kryhen në këtë bllok, i cili do të jetë me të gjitha standardet e një lagjeje bashkëkohore.

“Mirëmëngjes dhe me një nga blloqet e lagjes së re të Valiasit në Kamëz, ku po kryhen punimet e fundit për të pritur 112 familje në 12 pallate, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Ky bllok banimi do të ketë lulishte, kënde lojërash, park. Ndërkohë katet nëntokë të godinave kanë parkim, ndërsa kati i parë është i kombinuar, banim edhe dyqane.

Puna në kantieret e rindërtimit po vijon me ritme të larta, ndërsa këtë vit pritet të përmbyllë plotësisht ky program kombëtar, duke futur në banesat e rindërtuara të gjitha familjet që humbën strehën nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.