RTSH 24 Live

Politikë

Dosja "Ndragheta", Meta: Të hetohet gjithçka ka lidhje me Shqipërinë!

23/01/2021

Dosja "Ndragheta", Meta: Të hetohet gjithçka ka lidhje me Shqipërinë!

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar hetimin e gjithçkaje që ka të bëjë me Shqipërinë në dosjen e antimafias italiane “Ndragheta”, pjesë të së cilës janë publikuar në disa media shqiptare. Duke folur nga qyteti i Durrësit zoti Meta tha se problemi i pastrimit të parave është i njohur nga të gjithë. "Në këtë drejtim dhe të gjitha çështjet që i referohen zhvillimit më të fundit në Itali për gjithçka që ka të bëjë me Shqipërinë duhet të ndiqet edhe nga institucionet tona" tha ai. Në Tiranë media të afërta me opozitën thanë se mafia italiane ka depërtuar në fushën e ndërtimeve në kryeqytet dhe ka lidhje me krerët e bashkisë. Por media të tjera thonë se në dosjen “Ndragheta” ka deklarata që implikojnë zotin Meta.