Ishulli Anguilla që ndodhet në Antilet e Vogla, ka rreth 13.500 banorë dhe përdor domenin AI që tashmë është bërë shumë popullor.
Ky domen është në përdorim që nga vitet e 90-ta, megjithatë shpejt u bë “një parapashtesë shumë e kërkuar”, që nga fundi i vitit të kaluar kur interesimi për inteligjencën artificiale u rrit pas ndëritmit të Chat GTP.
Për këtë, shumë gjigant teknologjik nga kompanitë e fushës së teknologjisë informative (përfshirë Google dhe Microsoft” po regjistrojnë domenët AI me qëllim që në fund faqet e tyre të tërheqin sa më shumë vizitorë lidhur me inteligjencën artificial, po kjo ka ndihmuar edhe faqet turistike në internet të shtetit të Anguilla-s.
Vitin e kaluar, numri i të regjistruarve në domenin e Anguilla u dyfishua në mbi 287 dhe kjo shifër këtë vit pritet të rritet më tej.
Sipas vlerësimeve të regjistrit të domenëve nacional në internet, kjo rritje mund të sjellë 25 deri në 30 milionë dollarë të ardhura, një shumë e majme për ishullin me një popullsi të vogël.
Gazetar A. Mata
/RTSH/