Dokumente të klasifikuara janë gjetur edhe në shtëpinë e ish-zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence. Ky është zbulimi më i fundit lidhur me shkresat sekrete.
Dokumentet, të zbuluara nga një avokat javën e kaluar për zotin Pence në shtëpinë e tij në Indiana, i janë dorëzuar FBI-së. Këshilltarët specialë po merren tashmë me trajtimin e dokumenteve të klasifikuara nga Presidenti, Joe Biden dhe ish-Presidenti, Donald Trump.
Trump përballet me një hetim penal për keqpërdorim të dosjeve. Përfaqësuesit e zotit Pence dërguan një letër në Arkivin Kombëtar, duke i njoftuar ata për dokumentet. FBI-ja shkoi në shtëpinë e ish-zëvendëspresidentit për t'i marrë ato.
/rtsh.al/