RTSH 24 Live

Kulturë

Dokumentari “Kthim te Kodiku  Beratinus” shfaqet premierë në Bruksel

16/03/2023

Dokumentari “Kthim te Kodiku  Beratinus” shfaqet premierë në Bruksel

Shoqata ‘’Nënë Tereza’’ në Namur dhe Organizata Studentore Shqiptare “Vlera” në Bruksel të Mbretërisë së Belgjikës‘, ku në bashkëpunim me RTSH dhe ULB, organizuan mbrëmjen kulturore kushtuar Kodikut të Purpurt të Beratit.

Me një pjesëmarrje të madhe falë interesit të komunitetit shqiptar në Bruksel, dhe pranise se studiuesve, artisteve, historianeve, shkrimtareve,pedagogeve e diplomateve u shfaq dokumentari, “Kthim te Kodiku  Beratinus”, realizuar me mbeshtetjen e China Media  Group. 

Mbrëmja kulturore u drejtua nga organizatorët Jetnis Avdijaj dhe Arian Bajraktari, në formë bashkëbisedimi me historianë, gjuhëtarë, shkrimtarë, poetë etj. 

Ragip Zekolli, Eden Babani, Denajda Bajraktari, Dr. Nikolla Shabani, Albert Nikolla, Leonora Canja, si dhe shumë  të tjerë bashkebiseduan mbi Kodikun e Beratit dhe historinë e restaurimit të tij nga Akademia e Shkencave të Kinës. 

Zoti  Gëzim Podgorica, Nënkryetar i Këshillit Drejtues të Radio Televizioni Shqiptar tha se Kodiku nëpërmjet këtij dokumentari vjen në Bruksel pas shfaqjes premiere në Paris dhe rrugëtimi do vazhdojë edhe në metropole të tjera europiane. Ai solli fakte e histori interesante  nga restaurimi i Kodikut në Kinë gjysëm shekulli më parë duke tërhequr vëmendjen e studiuesve të pranishëm. 

Dekani i fakultetit të letersisë dhe Komunikimit në Universitetin e Lire te Brukselit Xavier Luffin u shpreh se kjo histori e bashkëpunimit për restaurimin e Kodikut mes Shqipërisë dhe Kinës ishte e panjohur për të dhe mjaftë interesante.

Konsullja e Republikës së Shqipërisë, në Ambasadën shqiptare në Bruksel, Znj. Vjola Kaloshi, theksoi rëndësinë kulturore të Kodikut, kësaj vlere unike të shqiptarëve që është prej vitesh në mbrojtje të UNESCO-s dhe prezantimin e dokumentarit në kryeqytetin europian në Bruksel.

 

/ rtsh.al /