RTSH 24 Live

Kulturë

Dokumentari“Historia Shatku”, Genc Ymeraj: Një fis që ka kontribuar shumë në historinë Shqiptare

24/11/2021

Dokumentari“Historia Shatku”, Genc Ymeraj: Një fis që ka kontribuar shumë në historinë Shqiptare

“Historia Shatku”, me autor Genc Ymerajn ishte dokumentari që u promovua mbrëmjen e së martës në Muzeun Historik Kombëtar. Në këtë prodhim të RTSH përfshihet një nga fiset më të rëndësishme dibrane për kontributin që ka dhënë në historinë shqiptare. 
Gjatë pomovimit presideti Ilir Meta akordoi me tituj të ndryshëm disa nga personazhet e komunitetit dibran. Në fjalën e tij Meta u shpreh se nxjerrja në pah e këtyre vlarave dhe kontirbuteve na bën të ndjememi krenar.
Autori i këtij dokumentari Genc Ymeraj u shpreh se historia që ka secili nga personazhet e përfshirë meriton një dokumentar më vete.
Ky dokumentar do të jepet së shpejti edhe në Radio Televizionin Shqiptar.