RTSH 24 Live

Aktualitet

Dogana e Morinit në Kukës, mijëra qytetarë hyjnë në Shqipëri

26/05/2023

Dogana e Morinit në Kukës, mijëra qytetarë hyjnë në Shqipëri

Fluksi i hyrjeve të shtetasve dhe mjeteve në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Shqipëri-Kosovë vërehet edhe gjatë ditës së sotme, ku shumica kanë zgjedhur Shqipërinë për pushimet e tyre. 

Shqiptarët e Kosovës me Shqipërinë nuk i lidhin vetëm pushimet.

Rënia e euros në këmbim me lekun nuk i redukton lëvizjet për pushime.

Të panumerta ishin automjetet me qytetarë të Kosovës dhe jo vetëm që po udhetojnë këtë fundjavë drejt Shqipërisë.

Sipas informacioneve të marra, gjatë 24 orëshit të fundit kanë hyrë rreth 12200 shtetas shqiptarë dhe të huaj dhe kanë dalë rreth 8200 shtetas.

Gazetar: Norel Zaimi

/rtsh/