RTSH 24 Live

Politikë

Do vuajë dënimin në burgun e Fierit, Salianji dorëzohet në polici: Betejë që nuk përfundon

4 orë para

Do vuajë dënimin në burgun e Fierit, Salianji dorëzohet në polici: Betejë që nuk përfundon

Deputeti demokrat, Ervin Salianji është dorëzuar në drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës për të vijuar më pas dënimin si pasojë e vendimit të Gjykatës së Apelit për veprën penale kallëzim të rremë.

Në këtë mënyrë, deputeti demokrat vendosi të vuajë dënimin në burgun e Fierit dhe të mos pranojë propozimin unanim të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, për ngujim në selinë blu.

Është një betejë që nuk përfundon. Sakrifica pa diskutim që nuk shkon dëm. Në përballje me regjimin secili merr kostot e veta. E di që shumë prej miqve kanë vuajtur represionin e qeverisë”, u shpreh Sali para policisë së Tiranës.

Ndërkaq, më herët kreu i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi bëri të ditur se do të respektojë vendimin personal të Salianjit, ndërsa shtoi duhet të shërbejë si kambanë alarmi pasi sipas tij shteti ligjor ka rënë.

Vendimi unanim ka qenë se, është detyra jonë e të gjithë grupit të PD-së. Sugjerova ngujimin pa afat dhe pa ndërprerje të të gjithë anëtarëve në selinë e PD-së.

Ky ishte vendimi politik i grupit, por krahas këtij vendimi, jemi të detyruar të respektojmë vendimin personal të Salianjit, që ka vendosur me të keqen të përballet edhe me koston e të shkuarit pa ligj dhe pa prova në burgun politik që i ka vendosur Edi Rama.

Kjo sakrificë e Salianjit duhet të shërbejë si kambanë alarmi, se një deputet i opozitës çohet në burg pa prova si shenjë hakmarrjeje nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj”, deklaroi Gazment Bardhi.

/rtsh.al/