RTSH 24 Live

Sociale

Do udhëtoni me avion? Në aeroport do të shkoni tre orë përpara!

19/07/2021

Do udhëtoni me avion? Në aeroport do të shkoni tre orë përpara!

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka bërë një njoftim për qytetarët që zgjedhin të udhëtojnë me linjat ajrore. "Duke marrë shkas nga rritja e fluksit të pasagjerëve që udhëtojnë nga TIA në këto ditë të sezonit veror, si dhe ardhjen e shumë bashkatdhetarëve nga jashtë, kontrollin e dokumentacionit për vendet që kanë vënë kufizime për pasaportat shqiptare – sidomos Italia – si dhe paraqitjen e testit PCR apo antigen në sportelet e TIA-s të pranimit të biletave – sipas kritereve të vendeve ku udhëtoni – sugjerojmë që paraqitja në aeroport të jetë 3 orë përpara udhëtimit".
"Ju rikujtojmë se jemi në dispozion të çdo pasagjeri për t’i shërbyer sa më mirë, e në të njëjtën kohë, mbetemi besnikë të durimit dhe bashkëpunimit, sepse kohërat janë të pazakonta, dhe na duhen të gjithëve fuqi të pazakonta" bëhet e ditur në njoftimin e Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.