RTSH 24 Live

Sport

Do t’i dorëzohet fituesit të finales së 25 majit, Trofeu i Conference League ekspozohet sot në sheshin “Skënderbej”

24/05/2022

Do t’i dorëzohet fituesit të finales së 25 majit, Trofeu i Conference League ekspozohet sot në sheshin “Skënderbej”

Trofeu i UEFA Conference League, që do t’i dorëzohet fituesit të finales së 25 majit, do të ekspozohet ditën e sotme në Sheshin “Skënderbej”.

Në ceremoni do të jenë të pranishëm Lorik Cana, ambasadori i finales së Tiranës, kreu i FSHF, Armand Duka dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Prezantimi do të jetë i hapur për qytetarët që do kenë mundësi të shikojnë nga afër trofeun.

Finalja e “Conference League”, do të luhet në “Air Albania” në orën 21:00 mes Romës dhe Feyenoordit të Roterdamit.

/rtsh.al/