RTSH 24 Live

Politikë

Djegia e tokës, Braçe: Do paraqes në Kuvend një ligj për ndalimin e zjarrëvënies së qëllimshme

10/08/2022

Djegia e tokës, Braçe: Do paraqes në Kuvend një ligj për ndalimin e zjarrëvënies së qëllimshme

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, bëri të ditur se në shtator, me nisjen e sesionit të ri të legjislaturës parlamentare, do të paraqesë në Kuvend një projektligj, nëpërmjet të cilit synohet që të ndalohet djegia e tokës përmes zjarrvënies së qëllimshme. Sipas deputetit socialist, kjo mund të jetë një përpjekje e vogël, por mund të bëhet shkas që të ndalohet djegia e vendit.

“Toka nuk duhet të digjet më, duhet ndaluar! Në shtator do paraqes në Kuvend ligj për ndalimin e djegies së tokës përmes zjarrëvënies së qëllimshme! Një përpjekje qoftë edhe kaq, për të ndalur djegien e këtij vendi! Aktualisht janë katër vatra aktive në vend, në Shetaj të Durrësit, Mal Bardhë të Kurbinit, Sojnik të Gramshit dhe Prongji të Gjirokastrës.”- shkruan Braçe.

/rtsh.al/