RTSH 24 Live

Letërsi

Djaloshi autik boton librin e tij të parë, Jamarbër Hoxha përlot të ftuarit me mesazhet e urimit

30/04/2021

Djaloshi autik boton librin e tij të parë, Jamarbër Hoxha përlot të ftuarit me mesazhet e urimit

Për herë të parë në Shqipëri, një djalë thyen të gjitha mitet, pritshëmritë dhe çdo opinion që shoqëria jonë ka për personat me çrregullim të spektrit autik. Jamarbër Hoxha sjell në dritën e botimit një libër më poezi, Auvernamon, (Lulëkuqja), duke na prezantuar dhe emocionuar me pjesën më të bukur të tyre.
Prof. Edmond Tupe, një prind bashkëvuajtës në spektrin e autizmit e sheh këtë libër si produktin më të vyer kur shoqëria, familja dhe prindërit falin dashuri.
Jamarbri përloti jo pak të pranishëm sot me mesazhet që dha gjatë promovimit të librit. 
Miranda dhe Kujtimi, dy prindër stoikë e të papërkufizueshëm në përpjekje sot morën mijra rrahje zemre plot dashuri dhe përcuan tek të tjerët mesazhet më të bukura të djalit të tyre , që i përket një bote ndryshe, që fatkeqësisht ende paragjykohet dhe harrohet nga shumica.