RTSH 24 Live

Aktualitet

Divjakë, merr flakë dhoma e një hoteli, humb jetën nga asfiksia pronari 60 vjeç

29/09/2022

Divjakë, merr flakë dhoma e një hoteli, humb jetën nga asfiksia pronari 60 vjeç

Një 60-vjeçar, pronarë i një hoteli, ka humbur jetën në Divjakë këtë të enjte, si pasojë e asfiksisë. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Policia bën me dije se 60-vjeçari me inicialet Ll. M., u gjet i vdekur rreth orës 10:30, në një nga dhomat e hotelit. Paraprakisht dyshohet se gjatë natës aksidentalisht është shkaktuar zjarr në dhomën ku qëndronte 60-vjeçari, i cili për pasojë është asfiksuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Rreth orës 10:30, në Divjakë, është gjetur i pajetë shtetasi Ll. M., 60 vjeç, në një nga dhomat e hotelit në pronësi të tij. Nga veprimet paraprake dyshohet se gjatë natës aksidentalisht është shkaktuar zjarr në dhomën ku qëndronte 60-vjeçari, i cili për pasojë është asfiksuar dhe më pas është djegur. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

/rtsh.al/