RTSH 24 Live

Sociale

Ditët e filmit malazez, QKK prezanton filmat që do shfaqen në 4 qytete të vendit

27/03/2023

Ditët e filmit malazez, QKK prezanton filmat që do shfaqen në 4 qytete të vendit

Pas nënshkrimit të “Memorandumit të bashkëpunimit” mes  Qendrës Kombëtare e Kinematografisë dhe Qendrës Malazeze të Filmit, në fillim të këtij muaji, duke filluar nga kjo e hënë e deri të enjten do të mbahen në Shqipëri “Ditët e Filmit Malazez”.

Për këtë qëllim, Qendra kombëtare e Kinematografisë organizoi një takim prezantues për publikun shqiptar mbi prodhimet e suksesshme kinematografike, të viteve 2020-2022 nga autorë malazezë.

Një nga objektivat e këtij prezantimi ishte edhe nxitja e dialogut ndërmjet profesionistëve të dy shteteve por edhe përballja e publikut me kulturën e prezantuar në filmat e autorëve fqinj.

Në konferencën për shtyp të titulluar: Filmi si mjet dialogu ndërkulturor morën pjesë përfaqësues të qendrave kinematografike të dy vendeve, producente dhe regjizorë nga Mali I zi dhe Shqipëria si dhe përfaqësues të ambasadës.

Filmat malazes do të shfaqen në qytetet e Tiranës, Gjirokastrës, Vlorës dhe Shkodër. Në Gjirokastër dhe Vlorë, filmat do të shfaqen në kinematë e rihapura me teknikë digjitale, mundësuar me fonde europiane IPA II

Filmat që do të shfaqen janë :

- “Pas dimrit” me regji të Ivan Bakrac,

- "Kunja e zezë“ me regji të Ivan Marinovic,

- "Foleja e Shqiponjës“ me regji të Milija Scepanović,

- “Ylberi”– me regji të Aleksandar Vujović,

- “Emri im është Ana”  me  regji  të Bojan Stijović.

/rtsh/