RTSH 24 Live

Sociale

Dita Ndërkombëtare e Infermierit, studentët e infermierisë të dyzuar për të ardhmen e tyre

12/05/2022

Dita Ndërkombëtare e Infermierit, studentët e infermierisë të dyzuar për të ardhmen e tyre

Dita Ndërkombëtare e Infermierëve, e gjen qarkun e Korçës me një numër më të pakët infermierësh. Kjo për arsye se një pjesë e madhe e tyre janë larguar për punë jashtë vendit. Janë jo vetëm studente të cilët sapo kanë mbaruar studimet por dhe infermierë me një karrierë pune të pasur. Kjo gjë reflektohet dhe tek brezi i ri i studentëve, të cilët, janë të dyzuar për mundësinë e ushtrimit të profesioni të tyre jashtë apo brenda vendit.

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Infermierit, një pjesë e mirë e studentëve kërkojnë mundësi jashtë vendit duke u joshur nga standardi i jetesës dhe pagesa, e kjo kryesisht në Gjermani dhe Itali.

Por ka dhe nga ata të cilët perspektivën e shohin në Shqipëri pasi mendojnë se kanë më shumë mundësi punësimi dhe ngritjeje profesionale.

Me rastin e kësaj ditë “Urdhri i Infermierit” në qarkun Korçë ka organizuar një aktivitet ku janë shpërndarë dhe certifikata mirënjohjeje.

Për Presidenten e këtij urdhri në Korçë Delantina Mulla mirënjohja shkon për të gjithë infermierët të cilët janë në vijën e parë të rrezikut duke shpëtuar jetët e njerëzve. Po ajo nuk le pa përmendur dhe faktin e largimit të infermierëve si një fenomen social.

Çertifikata mirënjohjeje nga “Urdhri i Infermierit” në Korçë kanë shkuar për ekipin e spitalit “Shaniko Jupasi” Kolonjë dhe vlerësimi për infermierin i ka takuar Vaska Vasilikofskit në Liqenas.

Ndërsa nga ana e studentëve të infermierisë janë demostruar për nxënësit e gjimnazeve dhënia e ndihmës së parë si dhe ju është ofruar qytetarëve të Korçës matja e tensionit dhe glicemisë falas.

/rtsh/