RTSH 24 Live

Sociale

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Kushi: Ta promovojmë gjuhën shqipe së bashku

21/02/2021

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Kushi: Ta promovojmë gjuhën shqipe së bashku
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi

21 shkurti është caktuar nga UNESCO si Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare dhe kremtohet në të gjitha vendet e botës. Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka uruar këtë ditë të shënuar, duke e shoqëruar me një mesazh ndërgjegjësues. “Gjuha shqipe është thesari ynë i përbashkët. Prandaj ta duam, ta mbrojmë dhe ta promovojmë atë së bashku brez pas brezi!” – shprehet Kushi.

Qëllimi i kësaj dite është të vlerësojmë gjuhën si një mjet të rëndësishëm për zhvillimin, sigurimin e diversitetit dhe dialogut ndërkulturor, si dhe forcimin e bashkëpunimit dhe arritjen e cilësisë në arsim për të gjithë, duke krijuar njëkohësisht shoqëri gjithëpërfshirëse.