RTSH 24 Live

Aktualitet

Dita Ndërkombëtare e egjiptianëve, Haliti: Bashkia e Vlorës, modeli për integrimin e pakicave kombëtare

23/06/2024

Dita Ndërkombëtare e egjiptianëve, Haliti: Bashkia e Vlorës, modeli për integrimin e pakicave kombëtare

24 qershori njihet si Dita Ndërkombëtare e egjiptianëve të Ballkanit në kujtesë të mbledhjes së parë të Asamblesë të mbajtur në Ohër, në Maqedoninë e Veriut më 24 qershor 1990.

Për të folur në kuadër të javës Egjiptiane, aktivisti Azem Haliti i ftuar në studion e RTSH-24, tha se   është e drejta e këtij komuniteti, i të rinjve, fëmijëve dhe grup-moshave të ndryshme pjesë e kësaj pakice kombëtare  të integrohen me të drejta të plota në shoqërinë ku jetojmë.

Duke treguar për rrugëtimin e tij arsimor, Haliti u shpreh se pas studimeve në Akademinë e Arteve ka dhënë kontributin në shoqërinë civile në qytetin e Vlorës dhe për fatin e mirë jo vetëm të tijin, por sikurse thekson vetë ai, për fatin e mirë gjithë qytetit të Vlorës në krye të bashkisë së këtij qyteti vjen diplomatin Ermal Dredha.

Ai theksoi se, Bashkia Vlorë synon të forcojë bashkëpunimin me Komitetin për Pakicat Kombëtare.

Në të gjithë diasporën nga data 20 deri në 24 qershor zhvillohen aktivitetet të ndryshme në kuadër të Javës Egjiptiane ku në të gjithë Ballkanin promovohen aktivitete të ndryshme për sa i përket artit-kulturës apo dhe profesioneve të ndryshme që komuniteti ynë ka kontributin e tij”.

Haliti duke bërë me dije se është dhe këshilltar i kabinetit për pakicat kombëtarë të kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, tha se qyteti i Vlorës pati fatin e madh që pas 35 viteve demokraci vjen në krye një kryebashkiak i cili e ka shndërruar këtë bashki në një model të qeverisjes vendore.

Nga një bashki e izoluar tashme ky institucion ka ndryshuar totalisht dhe duke qartë që këtë bashki po e vizitojnë diplomat dhe autoritete të ndryshme botërore.”

Si përfaqësues i komunitetit egjiptian ai tha se ky komunitet përballet me sfida të ndryshme çdo ditë që nga punësimi deri tek barazia në vendimmarrje.

Them integrimi në shoqëri dhe në vendimmarrje sepse deri më sot në kaq vite demokraci nuk ka një përfaqësues të komunitetit rom apo egjiptian në parlament.  Kjo shoqëri duhet ti përkas të gjithëve dhe ne të jemi më të përfaqësuar”.

Barazia dhe merita sipas përfaqësuesit të Komunitetit Egjiptian në Vlorë nuk janë vetëm slogane, por bashkia e Vlorës i jep mundësi çdo të riu të arsimuar që të japin kontributin e tij dhe me bindje thekson ai, ky model i bashkisë së Vlorës të merret shembull në gjithë vendin.

“Pasi mbarova Akademinë e Arteve shkova në Francë për tu specializuar në degën e muzikës  më pas punësohem në Vlorës si mësues muzike dhe aty pa bashkëpunime me Drejtorinë Arsimore dhe Bashkinë e Vlorës për artin dhe muzikën për fëmijët.  Kam qenë angazhuar më së shumti për fëmijët me aftësi ndryshe por më pas fati i imi dhe i gjithë banorëve të qytetit erdhi një diplomat karriere i cili ka ndryshuar këtë bashki duke pasur dhe fokus në shtresat në nevojë

 

 

/rtsh.al